Site icon Telegrafi

Mësohet aryseja se pse u sulmua me bombë tymuese kryeministrit japonez

Ryuji Kimura, i cili dyshohet për hedhjen e një bombe tymuese në drejtim të kryeministrit japonez, Fumio Kishida, ka një histori të gjatë të ballafaqimet me zyrtarët dhe institucionet shtetërore.

Ai pretendoi se i ishte ndaluar padrejtësisht të kandidojë në zgjedhjet kombëtare, raportuan sot mediat japoneze.

Kimura ngriti një padi në Gjykatën e Qarkut Kobe qershorin e kaluar, duke pretenduar se nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për shkak të moshës dhe paaftësisë për të përgatitur një depozitë prej tre milionë jenësh (22,339 dollarë), raporton reuters.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e reja të tentim vrasjes së kryeministrit japonez

Sipas procesverbalit, 24-vjeçari Kimura pretendon se ligji zgjedhor shkel kushtetutën, e cila ndër të tjera parashikon barazinë para ligjit.

Gjykata hodhi poshtë padinë, në të cilën Kimura kërkoi 100 mijë jen (680 euro) si dëmshpërblim për ankthin mendor që supozohet se kishte vuajtur.

Kimura apeloi në Gjykatën e Lartë në Osaka kundër këtij vendimi, duke pretenduar se forcat aktuale politike mbetën në mënyrë të paligjshme në pushtet dhe një vendim për këtë do të merret muajin e ardhshëm, raportojnë mediat japoneze.

Lexo po ashtu Kryeministri japonez, Kishida: Doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar

Kimura ende nuk është akuzuar zyrtarisht për incidentin.

Incidenti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë së VIP-ave në Japoni, më pak se një vit pasi ish-kryeministri, Shinzo Abe u vra dhe një muaj përpara se Japonia të presë liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7. /Telegrafi/

Exit mobile version