Telegrafi

Mësohet arsyeja se pse festuan futbollistët e Uellsit pas eliminimit të Anglisë (Video)

Ditën e fundit ka bërë shumë bujë një video ku shfaqeshin lojtarët e Uellsit duke festuar si të çmendur për një nga golat e Islandës kundër Anglisë.

Në Angli janë irrituar me atë festë, pasi bëhet fjalë për një shtet fqinj, që gjithë lojtarët i luajnë në Angli, ashtu si disa klube, me Swansea e Cardiff në nivelet më të larta.

Megjithatë, Uellsi mbrohet dhe e justifikon festën duke mos e lidhur me Anglinë.

Mbrojtësi Teylor shpjegon: “Ne jemi një kombëtare e vogël dhe si e tillë kemi bërë tifozllëk për skuadrat e vogla në Evropian”.

“Duke nisur nga Shqipëria e deri te Hungaria, këto skuadra kanë qenë diçka e re, si ajër i freskët për Evropianin”.

“Islanda ka qenë madhështore, sepse askush nuk i jepte ndonjë shans në fillim, por ka bërë diçka të pabesueshme”, ka thënë mbrojtësi.