Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja pse stadiumi i finales u pushtua nga fluturat (Foto/Video)

Përgatitjet për finalen e Kampionatit Evropian 2016 këtë herë organizatorëve u morën më shumë kohë.

E gjitha kjo pasi stadiumi Stade De France u pushtua nga një numër i madh i fluturave.

Që çdo gjë të ishte perfekte organizatorët filluan të marrin masat e duhura, por për shkak të numrit të madh të insekteve ishte e pamundur të largohen të gjitha.

Lexo më shumëRonaldo shpërthen në lot në momentin e golit (Foto/Video)

Por, tashmë është mësuar edhe arsyeja pse ka ndodhur ky fenomen i pazakontë para një ndeshje.

E gjitha kjo besohet se ka ndodhur pasi dritat e stadiumit ishin lënë ndezur gjatë gjithë natës dhe kjo i ka tërhequr fluturat.

Lexo më shumëStadiumi i finales pushtohet nga fluturat, a do ndikojë kjo në mbarëvajtjen e takimit? (Foto)

Më poshtë keni disa fotografi dhe video nga ‘spektakli’ i fluturave në stadiumin e finales së Euro 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version