Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja pse Ronaldo nuk luajti ndaj Tottenham, portugezi kishte refuzuar të futej në lojë për minutat e mbetura

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të futet në fushë si zëvendësim në ndeshjen mes Manchester United dhe Tottenham, ku vendasit fituan 2-0.

Ylli portugez nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Erik ten Hag, gjë që e konfirmojë dhe ikja e tij drejt tunelit pa u mbyllur ndeshja në “Old Trafford”.

Supozohej se Ronaldo kishte reaguar furishëm që u la në stol si zëvendësues duke mos e futur fare në lojë për herë të dytë këtë sezon, pasi Ten Hag e futi në lojë Christian Eriksen dhe Anthony Elanga në minutën e 87-të, pasi ata kishin përdorur vetëm tre nga pesë opsionet e tyre zëvendësuese.

Por tani mësohet se 37-vjeçarit iu tha të futej në lojë nga Ten Hag, por ai refuzoi udhëzimet e trajnerit të tij përpara se të nisej për tu larguar.

Ten Hag kishte thënë se do të ‘merrej’ me situatën të enjten dhe këtë gjë e ka bërë tashmë, pasi Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Chelseat.

Problemi do të jetë gjetja e një klubi në afatin kalimtar të janarit që mund të përballojë Ronaldon. Përndryshe, ai do të duhet të presë deri në verë për të vazhduar tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version