Telegrafi

Mësohet arsyeja pse Lucas refuzoi ofertën luksoze të United për PSG-në

Agjenti Wagner Ribeiro ka treguar arsyen pse Lucas Moura refuzoi Manchester Unitedin për të nënshkruar për Paris Saint-Germainin.

23-vjeçari refuzoi të kalonte te Djajtë e Kuq për të luajtur te kampioni i Ligue 1, edhe pse oferta e klubit anglez ishte më e mirë.

Duke folur për L’Equipe rreth mundësisë së kalimit të Neymar te PSG, Ribeiro ka thënë: “Ai (Neymar) tashmë ka luajtur në Parc des Princes, po ashtu edhe në Stade de France. Atij i pëlqen Parisi, është një qytet i bukur”.

“Dhe ai njeh një ciceron të mirë, Lucas. Asokohe, Lucas pati një ofertë superiore nga Manchester Unitedi. PSG ishte më i dobët, por qyteti e bëri diferencën”, ka shtuar agjenti. /Telegrafi/