Telegrafi

Mësohet arsyeja e festimi të lojtarëve të PSG-së duke imituar Haalandin: Norvegjezi i ri i kishte provokuar gjatë ditës lojtarët parisien

Neymar dhe shokët e tij te PSG janë tallur me talentin Erling Haaland, duke imituar festimin e këtij të fundit në formë meditimi.

Braziliani festoi duke e imituar norvegjezin pas golit të tij me PSG-në, duke u ulur dhe duke i bërë gishtat bashkë, sikurse që bën Haaland.

Pas ndeshjes të gjithë lojtarët e PSG-së u ulën në mes të fushës, duke e imituar norvegjezi, ndërsa së fundmi është mësuar edhe arsyeja.

Lexo po ashtu Neymar e imitoi Haalandin pas shënimit të golit - shenjë që ai ka ende për të dhënë në futbollin elitar

Haaland kishte postuar një fotografi në rrjetin sociale Snapchat, me mbishkrimin: “Paris, qyteti im, jo i juaji”.

Neymar pas ndeshjes postoi në Instagram një foto të tij duke shkruar: ‘Paris është qyteti ynë, jo i juaji”.

Festimit të tij i janë bashkangjitur të gjithë te PSG.

Haaland kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë që Borussia Dortmund e fitoi me rezultat 2-1. /Telegrafi/