Neymar dhe shokët e tij te PSG janë tallur me talentin Erling Haaland, duke imituar festimin e këtij të fundit në formë meditimi.
Braziliani festoi duke e imituar norvegjezin pas golit të tij me PSG-në, duke u ulur dhe duke i bërë gishtat bashkë, sikurse që bën Haaland.
Pas ndeshjes të gjithë lojtarët e PSG-së u ulën në mes të fushës, duke e imituar norvegjezi, ndërsa së fundmi është mësuar edhe arsyeja.
Haaland kishte postuar një fotografi në rrjetin sociale Snapchat, me mbishkrimin: “Paris, qyteti im, jo i juaji”.
Neymar pas ndeshjes postoi në Instagram një foto të tij duke shkruar: ‘Paris është qyteti ynë, jo i juaji”.
Festimit të tij i janë bashkangjitur të gjithë te PSG.
Haaland kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë që Borussia Dortmund e fitoi me rezultat 2-1. /Telegrafi/