E pabesueshme, por e vërtet. Vicente del Bosque dhe Iker Casillas kanë pasur marrëdhënie mjaft të acaruara dhe gjatë Kampionatit Evropian, ku nuk kanë komunikuar fare.
Këtë e zbulon vetë trajneri i njohur, i cili sapo ka lënë drejtimin e Spanjës.
Duke treguar se u ka nisur një mesazh të gjithë lojtarëve, duke i njoftuar për largimin, trajneri 65-vjeçar deklaron se vetëm portierit të Portos nuk i ka nisur fare mesazh.
“Iker është sjellë shumë mirë me shokët, por jo me stafin drejtues. Për këtë arsye ai është i vetmi lojtar të cilit nuk i nisa fare mesazh”.
“Ai më mban mëri, por ka pasur probleme edhe me ndihmësit e mi. Me gjithë të tjerët pas pasur marrëdhënie të mira, por e ka pasur inatin me ne”.
“Me siguri ai është i mërzitur dhe e kuptoj, sepse ai mendoj që kam gabuar duke e ulur në stol në kombëtare. Megjithatë, ne duhet të jemi krenarë për një lojtar që ka luajtur 167 ndeshje me kombëtaren. Nuk besoj se këto 3-4 ndeshje ia prishin shkëlqimin e karrierës”.
“Casillasin nuk më ka zhgënjyer, e çmoj shumë, sepse e njoh që kur ishte 9 vjeç”, ka thënë De Bosque.