Turneu 3 milion dollarësh është afër përfundimit, pasi së shpejti do të zhvillohet finalja e madhe në Montreal të Kanadasë.
Skuadrat G2 dhe w7m do të takohen në finalen e madhe të Six Invitational, e cila do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 21:30.
Në këtë turne ishin në garë 20 skuadra nga e gjithë bota, dhe për vendin e parë do të ndahen 1 milion dollarë.
Favorit i kësaj finale është ekipi w7m të cilët vijnë të pa mposhtur nga faza e ‘Upper Bracket’.
Ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo5’ dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Rainbow6 në platformën Twitch. /Telegrafi/