Telegrafi

Mësohen shpërblimet për Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave

(Foto: ligaunike.com)

Më 23 dhe 24 mars në Prishtinë do të organizohet Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Në këtë Final 4 marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kësaj lige: Prishtina, Bashkimi, Penza dhe Flamurtari.

Dy gjysmëfinale shumë interesante priten mes Penzës dhe Bashkimit, si dhe Prishtinës e Flamurtarit.

Lexo po ashtu Katër skuadrat që luftojnë për trofeun e Ligës Unike në konkurrencën e femrave

Në konkurrencën e femrave Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 1.500 euro, për finalistët nga 3.000 euro dhe për klubin i cili shpallet kampion i Ligës Unike do të ndahen 6.000 euro (15.000 euro gjithsej).

Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku do të mësohet kampioni i parë i kësaj gare.