Telegrafi

Mësohen ndeshjet e Play-Off në turneun 15 milionë dollarësh të Dota 2

Turneu i Dota 2, që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite, është afër përfundimit.

Në këtë turne ishin në garë gjithsej 20 skuadra, për një grup çmimesh prej 15 milionë dollarësh.

Tani në garë kanë mbetur vetëm 12 skuadra, ku tetë prej tyre janë në ‘Upper Bracket’ të Play-Off, ndërsa katër të tjera janë në ‘Lower Bracket’.

Ndeshjet e Play-Off do të fillojnë nesër (e martë) duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkaq finalja e madhe e këtij turneu do të zhvillohet me datën 30 korrik duke filluar nga ora 17:00.

Për vendin e parë do të ndahet çmimi në vlerw prej 5.000.000 dollarësh.

Më poshtë i gjeni ndeshjet e Play-Off që do të zhvillohen në Riyad Masters:

Quest Esports – Talon Esports
Team Liquid – Gaimin Gladiators
Team Spirit – Team Aster
BetBoom Team – 9Pandas

/Telegrafi/