Federata e Futbollit të Francës ka dhënë sqarimin përse Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e Les Bleus në Kampionatin Evropian 2016.
Të mërkurën FFF ka njoftuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të jetë pjesë e ‘Euro 2016’ për shkak të përfshirjes së tij në skandalin për shantazh me lojtarin tjetër francez, Mathieu Valbuena.
Federata franceze ka njoftuar se nuk ka pasur pengesa ligjore që të ndalnin Benzeman të luajë, por pamundësia që ai të jetë unik me pjesën tjetër të ekipit dhe mosvënia e shembullit të mirë ishin faktorë që shtynë në këtë vendim.
Benzema ishte suspenduar pa afat të caktuar në dhjetorin e kaluar për shkak të hetimeve pas akuzave për shantazh në lidhje me një video intime të Valbuenas.
Franca është pjesë e Grupit A në Evropian së bashku me Shqipërinë, Rumaninë dhe Zvicrën.