Site icon Telegrafi

Mësohen datat e ndeshjeve Prishtina – Ferencvaros, por fillimisht kryeqytetasit duhet t’i kalojnë dy kundërshtarë

Është hedhur shorti për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, në kuadër të parakulifikimeve në Nyon të Zvicrës.

Raundi preliminar i është besuar Shqipërisë nga UEFA  që t’i organizojë ndeshjet, derisa aty Prishtina takohet me Folgoren.

Në raundin e parë zhvillohen dy ndeshje, vajte-ardhje dhe zhvillohen më 6/7 korrik e para dhe 13/14 korrik e dyta.

Kryeqytetasit shihen si favoritë në letër për takimin e parë preliminar, derisa shpresojnë që të kalojnë në rrethin e dytë pa shumë probleme.

Në sfidën e dytë, kampioni i Superligës së Kosovës do të ketë punë me Ferencavrosin që është vendas. /Telegrafi/

Exit mobile version