Në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës në futboll.
Kupa e Kosovës ka hyrë në fazat e fundit, pasi tashmë vetëm katër klube luftojnë për trofeun.
Sot (e enjte) në objektet e FFK-së është hedhur shorti dhe janë mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste.
Dy klubet nga Superliga dhe fituesit e dy edicioneve të fundit të Kupës, Prishtina dhe Llapi do lujnë mes vete në duelin më të fortë të kësaj faze.
Drita ka pasur pak më shumë fat në short, pasi do të ndeshet me ekipin nga Liga e Parë, Ramiz Sadikun.
Në këtë fazë të garës do të zhvillohen nga dy ndeshje, me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para zhvillohen më 7 prill, kurse ndeshjet e kthimit më 13 prill.
Fituesi i kësaj gare e përfaqëson Kosovën në Europa Conference League. /Telegrafi/