Site icon Telegrafi

Mësohen 32 skuadrat që vazhdojnë garat në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fundit në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.

Tashmë dihen 32 ekipet që do të vazhdojnë garën në këtë ligë evropiane për klube.

Në mesin e tyre që befasisht është eliminuar gjendet skuadra e Milanit, e cila pësoi humbje kundër Olympiacosit.

Finalja do të luhet më  29 maj të vitit  2019 në Olympic Stadium në Baku të Azerbajxhanit 

Theksojmë se shorti i çifteve të pas grupeve do të hidhet gjatë ditës së hënë (17 dhjetor) në ora 13:00.

Kujtojmë se ndeshjet e para të 1/16 e finales do të luhen më 14-21 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit më 7-14 mars.

Skuadrat nga grupet e Ligës së Evropës: Bayer Leverkusen, Zurich, Red Bull Salzburg, Celtic, Zenit Saint Petersburg, Slavia Prague, Dinamo Zagreb, Fenerbahce, Arsenal, Sporting CP, Real Betis, Olympiacos, Villarreal, Rapid Wien, Eintracht Frankfurt, Lazio, Genk, Malmo, Sevilla, Krasnodar, Dynamo Kyiv, Rennes, Chelsea, BATE Borisov.

Lexo po ashtu Të gjithan lajmet rreth Ligës së Evropës

Skuadrat e treta të grupeve të Ligës së Kampionëve: Napoli, Inter, Valencia, Benfica, Viktoria Plzen, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Galatasaray. /Telegrafi/

Exit mobile version