Telegrafi

Mësohen 32 skuadrat e Ligës së Kampionëve për ediconin 2022/23 – kështu do të ndahen vazon për shortin

Liga e Kampionëve 2022-2023 tashmë i ka të zyrtarizuar 32 pjesëmarrësit e saj.

Me përfundimin e fazave eliminatore, që nisën në fund të qershorit, 26 skuadrat tashmë të kualifikuara për në grup u njohën me 6 skuadrat që kanë kaluar në katër raundet kualifikuese duke sigurua biletat e fundit: Benfica, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Kopenhagen dhe Dinamo Zagreb.

Shorti hidhet pasditen e së enjtes, 25 gusht 2022 nga ora 18:00 për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022-23. Tashmë dihen edhe vazot, ku janë katër me nga tetë ekipe.

Risia e madhe e vazos 1 është përfshirja e Eintracht Franfkurt, i cili do të debutojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, si kampion i Ligës së Evropës dhe do të ndajë fatin me kampionët e ligave kryesore evropiane.

Vazo e parë ka me vete edhe kampionët e vendeve kryesore nga kampionatet e forta dhe kampionin e vitit të shkuar Real Madridin.


Vazo 1


Vazo e dytë ka rival më të fuqishëm me të cilin do të garojnë me ata të vazos 1, me përjashtim të Eintracht.

Klube si Liverpool, Chelsea, Barcelona, ​​Juve, Atlético Madrid … me siguri do të luajnë kundër fuqive të vazos 1 për një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.


Vazo 2


Vazon tre ka emra që mund të krijojnë edhe grupe të vdekjes si Borussia Dortmundi, Interi dhe Napoli, pa anashkaluar edhe emra si RB Salzburg, Sporting CP dhe Leverkusen tashmë po shfaqen në një nivel të kënaqshëm.

Përmendje të veçantë meriton Shakhtar ukrainas , i cili do të luaj si vendas në qytetin polak të Varshavës për shkak të pushtimit rus në territorin e tij.


Vazo 3


Përveç Marseilles dhe Rangersit, pjesa tjetër e vazos së fundit do të luajë për të zënë pozitën e tretë që u jep akses në Ligës e Evropës.


Vazo 4


Finalja e Ligës së Kampionëve më në fund do të zhvillohet në Stamboll pas dy vitesh pa finale për shkak të COVID. /Telegrafi/