Sezonin 2017/2018 është duke shkuar drejt fundit, si në Superligë ashtu edhe në Digitalb Kupën e Kosovës.
Në Superligë kur kanë mbetur edhe gjashtë javë, në Kupë situata është më ndryshe.
Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, ndërsa të mërkurën zhvillohen ndeshjet kthyese.
Prishtina do të udhëtojë në Vushtrria, ndërsa nga ndeshja e parë prishtinasit kishin dal me fitore 1-0.
Në ndeshjen tjetër takohen Vëllaznimi dhe Drenica. Në ndeshjen e parë gjakvoarët kanë arritur të marrin një barazim në Skenderaj (1-1).
Të dy klubet kërkojnë Evropën përmes këtij trofeu.
Ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe pritet të jenë mjaftë interesante. /Telegrafi/