Site icon Telegrafi

Mesjava sjell xhiron e katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Foto: KF Shkëndija/Facebook

Mesjava do të sjell ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën në kryeqytet, Shkupi do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Shkëndija me ambicie për të vazhduar rrugëtimin me fitore në kampionat, në Tetovë do të pret Bregallnicën e Shtipit.

Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari është në kërkim të fitores së parë dhe në xhiron e katërt takohet me Rabotniçkin në shtëpi.

Ndeshje tjetër në program të kësaj xhiroje që do të luhet të mërkurën është edhe ajo ndërmjet Vardarit dhe Sileksit.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen të mërkurën, duke nisur nga ora 16:30.

Ndërkohë të enjten, do të zhvillohet vetëm një sfidë, aty ku në Strumicë, Brera përballet me Tikveshin e Kavadarit, e cila ndeshje gjithashtu do të luhet nga ora 16:30.

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum përjashtohen nga programi i mesjavës për këtë xhiro për shkak të paraqitjeve në Evropë dhe ndeshjes të së enjtes me Breidablikin në fazën play off të Ligës së Konferencës, përderisa takimin e xhiros së katërt me Voska Sportin, do ta luajnë me 27 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version