Site icon Telegrafi

Mësime nga Sun Tzu të cilat aplikohen edhe ditët e sotme

A keni dëgjuar më parë për Sun Tzu? Nëse jo, ai është një nga filozofët dhe liderët ushtarakë më të njohur në historinë kineze.

I njohur anë e mbanë botës për librin e tij, “Arti i Luftës”, filozofia e tij për strategjinë ushtarake ishte aq logjike dhe e thellë saqë mësimet e tij aplikohen edhe sot, transmeton Telegrafi.

Ndonëse asnjë nga ne ndoshta më nuk do të kemi nevojë të shkojmë në luftë, të gjithë ne përballemi me sfida tjera dhe mësimet e Sun Tzu-së mund të na ndihmojnë t’iu përgjigjemi pengesave në mënyrën më të mirë të mundshme.

1) Zgjedhni betejat me kujdes

“Fiton ai që din kur duhet të luftohet dhe kur nuk duhet” – Sun Tzu.

Kjo thënie na rikujton se në disa raste duhet të luftojmë për atë çfarë duam dhe besojmë, por ka edhe kohëra tjera kur më mirë është të ulemi anash dhe të mos flasim fare.

2) Njiheni veten dhe armikun tuaj

“Thuhet se nëse i njeh armiqtë dhe veten, ju nuk do të jeni të rrezikuar në 100 beteaje; nëse nuk i njihni armiqtë dhe e njihni veten, ju do ta fitoni një betejë e do ta humbni një tjetër; dhe nëse nuk i njihni as armiqtë as veten tuaj, ju do të jeni të rrezikuar në çdo betejë” – Sun Tzu.

3) Shmangeni çdo betejë të mundshme

“Nuk është aftësi t’i fitoni 100 beteja, por aftësi është ta mposhtni armikun pa luftuar fare” – Sun Tzu.

Kjo pra tregon se nuk është nevoja të hyni në konflikt me dikë kur çështja mund të zgjidhet edhe përmes fjalëve të buta.

4) Askush nuk fiton në një luftë

“Nuk ka ndonjë rast ku një shtet ka përfituar nga një luftë e stërzgjatur” – Sun Tzu.

Ndonëse mund të arrihet një fitore për një shtet, ajo fitore asnjëherë nuk arrihet pa një kosto shumë të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version