Telegrafi

Meshkujve u pëlqen përkëdhelja, femrave seksi

 Këto të dhëna janë fituar nga analiza e 1.000 çifteve nga pesë vende të ndryshme, të cilët ishin në lidhje nga një deri në 51-vjeçare.

Meshkujt të cilët më shpesh përqafohen dhe puthen me partneret e tyre janë tri herë më të lumtur sesa meshkujt të cilët e bëjnë këtë më rrallë me të dashurat apo gratë e tyre.

Ndërkaq, femrat kanë thënë se treguesit e tillë të afërsisë dhe dashurisë kanë ndikim shumë të paktë në lumturinë e tyre.

Femrat dhe meshkujt kanë konstatuar së bashku se jeta e tyre seksuale me kalimin e viteve përmirësohet. Sa më e gjatë që është lidhja, meshkujt dhe femrat gjithnjë e më shumë kënaqen në seks. /Telegrafi/