Femra e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasimi me femrën e ndjeshme e cila e pret princin me kalë të bardhë.
Meshkujve u pëlqen konkurrenca. Ata janë krenar nëse kanë një veturë të tipit të veçantë, parfum ose tesha me firmë, e njëjta vlen edhe për femrën. Meshkujve u pëlqejnë femrat për të cilat duhet të japin shumë mund për ta bërë për vete.
Kanë dëshirë që femra e tyre të jetë e veçantë, ndryshe nga tjerat dhe intriguese. Ndërsa shumë më shkurt do të qëndrojnë me një femër e cila pranon me të parën, pasi që shumë shpejt do të mërziteshin.
Mashkullit nuk i pëlqen që femra t’i rijë në qafë. Kur del me shoqërinë për të pirë, dhe e dashura e tij e thirr disa herë në telefon, do ta mërzis shpejt. Ndërsa nëse partnerja nuk i thotë asgjë, dhe përkundër kësaj edhe ajo del me shoqërinë e vet, do ta intrigojë më shumë egon e mashkullit, në këtë rast mashkulli do të jetë ai që do ta thërrasë në telefon.
Meshkujt “ndizen” më shumë pas femrave të cilat qëndrojnë të fshehta, i mbajnë në distancë, dhe nuk i lejojnë të kenë kontroll mbi to.
Femrat e pavarura, me vetëbesim, nuk e përmendin lehtë martesën, dhe kjo do t’i sjell shumë më shpejt tek altari.