Vaillant, në librin e saj të ri thotë se meshkujt nuk duhet të ndëshkohen nga gratë e tyre për faktin se kanë të dashura, por gratë duhet ta pranojnë tradhtinë si ‘një përvojë çliruese’.
Sipas të dhënave në librin “Meshkujt, femrat dhe besnikëria”, 40% e meshkujve francezë tradhtojnë gratë e tyre, dhe për këtë arsye Vaillant e konsideron tradhtinë si të pashmangshme.
Sipas psikologes, fajtor për tradhtinë është ‘funksionimi fizik’ i meshkujve të caktuar, të cilët vazhdojnë të jenë të dashuruar në gratë e tyre. Ndërsa Vaillant thotë se meshkujt që nuk i tradhtojnë gratë e tyre, kanë karakter të dobët. /Telegrafi/