Site icon Telegrafi

Meshkujt tregojnë se cilat veshje të brendshme i eksitojnë: Askush nuk votoi për tangat!

Njëra ndër dilemat e përhershme të femrave është se çfarë veshjesh të brendshme do të vishnin për aksionin e joshjes së të dashurit të tyre.

Po qe se nuk keni haber se çka do eksitonte tej mase dhe çka tek femra më shumë i duket seksi, lexoni këto tregime të disa meshkujve, dhe filloni menjëherë të kërkoni veshjet e përsosura të cilat do ta detyrojnë që edhe sytë, edhe duart të mos i largojë nga ju.

Mbase është shumë interesante që tangat nuk i ka preferuar asnjë mashkull, transmeton Telegrafi.

Nuk jam edhe aq shumë adhurues i tangave. Më shumë dua ta shikoj të dashurën time të veshur me të brendshme joshëse, të cilat zbulojnë vetëm një pjesë të trupit të saj, ndërkaq pjesën tjetër t’ia lejojë imagjinatës sime – ka thënë një i intervistuar.

Nëse dëshironi që të komplikoni dhe të humbni disa ditë duke kërkuar kombinimin ideal, do të zhgënjeheni: “Preferoj dantellën dhe veshjet e tejdukshme, nëpër të cilat shihet silueta e trupit të saj, por nuk zbulon shumë”.

Dy meshkuj kanë votuar për çorape të vetëqëndrueshme, ndërkaq njëri ndër ta ka thënë që ato në kombinim me brekë boksieri e eksitojnë tej mase.

Me komplet dantellash, në të cilin bëjnë pjesë edhe brekë boksieri dhe sytjena joshëse, assesi nuk mund të gaboni, mirëpo zgjedhje e mirë janë edhe këmisha e natës pa kurrfarë veshjesh nën të – do ta surprizojë guximi juaj dhe qasja e thjeshtë.

Gjithsesi, zgjedhja juaj duhet të varet edhe nga afiniteti i të dashurit tuaj.

Mbase nuk keni nevojë të angazhoheni shumë, sepse meshkujt nganjëherë dinë të jenë shumë të thjeshtë:

“Kush ka kohë për veshje të brendshme?! Le të jetë e dashura ime e veshur me kanotiere të gjatë dhe me brekë pambuku dhe unë do të jem i lumtur!” – ka thënë në mënyrë të padjallëzuar njëri ndër meshkujt e anketuar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version