Telegrafi

Meshkujt tradhtojnë se munden!

Në kërkim të përgjigjes se pse meshkujt tradhtojnë janë anketuar dhe analizuar disa meshkuj në Irlandë dhe Angli, me profesione të ndryshme, duke filluar nga mjekët, dentistët, avokatët, zyrtarët, futbollistët, arsimtarët dhe pasanikët- ndërsa përgjigja e përgjithshme kishte qenë se meshkujt tradhtojnë pasi që u jepet kjo mundësi.

Nga meshkujt e anketuar, të cilët e kishin tradhtuar partneren e tyre, ishin zbuluar vetëm 40% prej tyre, ndërsa pjesa tjetër kishin vazhduar jetën normalisht. Po ashtu, shumicës së meshkujve që ishin zbuluar u ishte falur tradhtia nga partnerja e tyre, duke qenë se “femrat e tradhtuara kanë mungesë vetëbesimi”.

Veç tjerash, ky hulumtim ka treguar se meshkujt që tradhtojnë nuk janë të lumtur me lidhjen e tyre dhe njëherit kanë frikë t’i japin fund asaj. Dhe në këtë mënyrë jepen pas femrave tjera duke kërkuar rastin e tyre për t’iu shmangur realitetit në të cilin jetojnë. /Telegrafi/