Telegrafi

Meshkujt tradhtojnë për seks, femrat për dashuri

Për të tradhtuar meshkujt i shtyn dëshira për jetë më aktive seksuale, me lloje të ndryshme të seksit, fillimi i një lidhjeje pa rrezik nga zbulimi, arritja e kulmit seksual, vërtetimi i seksualitetit të vet, përforcimi i egos, ndikimi dhe presioni i rrethit, si dhe më rrallë vartësia nga seksi.

Nga ana tjetër, femrat tradhtojnë për të përmbushur nevojat emocionale në lidhje, pakënaqësitë me partnerin aktual, martesën ose lidhjen, dëshirën për vëmendjen e mashkullit, dëshira që sërish të ndihen të dashura nga dikush, që sërish të përjetojnë romancën ose ndjejnë pasionin, të ndihen të veçanta, për shkak të mërzisë ose vetmisë, nga mendimi se partneri nuk u kushton vëmendjen e duhur, por edhe për shkak të nevojës seksuale.

“Meshkujt tradhtojnë për seks, kurse femrat për dashuri. Ata (meshkujt) e kanë të lehtë ta ndajnë seksin nga ndjenjat, ndërsa te fermat janë të nevojshme ndjenjat dhe lidhja emotive për të pasur seks”, thonë autorët e studimit. /Telegrafi/