Site icon Telegrafi

Meshkujt të shqetësuar për alkoolin

Një studim i ri i realizuar në Britani të Madhe tregon se 37% e meshkujve janë munduar të zvogëlojnë sasinë e konsumuar të alkoolit, për shkak të kalorive të tepërta që përmbajnë pijet alkoolike.

1/6 e të anketuarve kanë deklaruar se dëshirojnë të heqin dorë nga alkooli për shkak të paraqitjes së “gjinjve mashkullor”, ndërsa ¼ për shkak të rritjes së barkut.

1/8 e meshkujve e anketuar kanë thënë se alkooli ua ka ndryshuar dukjen, ndërsa 9% kanë pohuar se ua ka prishur jetën seksuale.

Duke analizuar të dhënat, udhëheqësi i studimit Dr. Ian Banks ka thënë se meshkujt janë shumë më tepër të shqetësuar (sesa është menduar më parë) për ndikimet negative të alkoolit mbi organizmin e tyre.

Exit mobile version