Telegrafi

Meshkujt, të lindur për tradhti

Duke analizuar 552 binjakë, shkencëtarët suedezë kanë konkluduar se te të gjithë meshkujt ekziston prirja për tradhti.

Të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe një studim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i North Carolinas. 63% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se rregullisht ose kohë pas kohe e tradhtojnë gruan, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë thënë se do të tradhtonin po t’u jepej një mundësi e mirë.

Të dhënat nga anketimet e ndryshme, ekspertët i kanë vërtetuar edhe shkencërisht, duke hedhur hipotezën se meshkujt janë gjenetikisht të prirë që të ndërrojnë partneret seksuale. /Telegrafi/