Meshkujt e shikojnë vetën 23 herë në ditë në pasqyrë, derisa femrat vetëm 16 herë. Ky është rezultati që ka nxjerrë brendi luksoz Avaj, duke intervistuar njëmijë meshkuj, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi i produkteve të ndryshme për meshkuj, ka zbuluar se nuk është gjinia e bukur që kalon kohë të gjatë para pasqyrës, por janë pjesa tjetër, që admirojnë reflektimin e vet.
Sipas përgjigjeve të pjesëmarrësve, ata kanë thënë se “kanë dëshirë të shikojnë pjesët e tyre të preferuara të trupit”. Derisa femrat, kanë thënë se shikohen në pasqyrë, vetëm për të parë “nëse janë OK”.
Një mashkull i zakonshëm shpenzon dhjetë minuta në ditë duke e shikuar vetën në pasqyrë, që i bie të jetë 16 ditë në vjet.
Grupi që e përbëjnë 11 për qind të të anketuarve, kanë thënë se e shikojnë vetën për 30 minuta në ditë në pasqyrë.
Ndërsa, 82 për qind e meshkujve, kanë thënë se pamja e mirë, është çelësi për fat dhe sukses. /Telegrafi/