Psikologët nga Michigan kanë konstatuar që meshkujt të cilët veshin rroba me shenja të mëdha të brendeve, bluza me një logo të madhe, janë më të prirë për tradhti bashkëshortore
Për këta burra, joshja është më e rëndësishme për ta se çdo gjë, dhe se ata janë mbështetës të një lidhje për një natë, transmeton Telegrafi.
Bazuar në rezultatet, studiuesit arritën në përfundimin se sa më e madhe të jetë logoja, aq më e madhe është e vërteta se një burrë do të jetë shkelës i kurorës.
Meshkujt e tillë janë më pak të interesuar për marrëdhënie romantike afatgjata. Ata tërhiqen më pak nga femrat që duan marrëdhënie serioze në planin afatgjatë, krahasuar me burrat që veshin bluza që kanë një logo të vogël ose nuk kanë fare logo.
Rezultatet e studimit për gratë që morën pjesë nuk ishin shumë befasuese.
Psikologët paralajmërojnë se kjo temë e hulumtimit është komplekse dhe se këto rezultate duhet të merren me rezervë. /Telegrafi/