Telegrafi

Meshkujt që gërhasin jetojnë më pak

Shkencëtarët pranë Universitetit John Hopkinn në Baltimoore, pohojnë se meshkujt me moshë mesatare të cilët gërhasin në gjumë, janë dyfish më të rrezikuar që të vdesin papritmas dhe në moshë më të re.

Megjithatë, ata nuk kanë arritur të zbulojnë nëse gërhitja shkaktohet nga gjendja jo e mirë shëndetësore ose nga ndonjë problem tjetër

Studimi i realizuar te më shumë se 6.000 participantë, ka treguar se femrat të cilat gërhasin janë dukshëm më pak të rrezikuara sesa meshkujt për të vdekur në moshë të re, megjithatë autoret e studimit nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe femrat që gërhasin në gjumë mund të jenë të rrezikuara nga vdekja e hershme apo e papritur.