Me gjithë fushatat aktive mbi rëndësinë e kontracepsionit, akoma shumica e meshkujve insistojnë në marrëdhënie të pambrojtur.
Disa hulumtime tregojnë që çdo i dyti pjesëtar i gjinisë mashkullore nuk e përdor prezervativin, ndërsa është për t’u brengosur që është në rritje numri i atyre të cilët edhe kur pranojnë të përdorin mbrojtjen, në ndonjë moment, pa dijeninë e partneres, heqin prezervativin, transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë flet studimi i botuar në “Revistën kolumbiane të gjinive dhe të të drejtave”.
Autorja e këtij studimi, AlesandraBrodski, thotë që këtë dukuri ka filluar ta studiojë para disa vjetësh, kur miket e saj i janë ankuar që meshkujt nuk mërziten fare kur e bëjnë këtë formë mashtrimi.
Mediumet botërore transmetojnë që një zviceran për këtë shkak është dënuar për dhunim.
Mbase kjo ju duket e tepruar, mirëpo kur femra pranon të bëjë seks me mashkullin i cili përdor prezervativin, nuk do të thotë se do të kishte thënë “po” edhe për marrëdhënie pa mbrojtje.
Prezervativi mbron nga sëmundjet së transmetueshme seksuale dhe nga shtatzënia, mirëpo në rastin e këtillë edhe nga dëmi emocional.
Sepse, siç kanë theksuar pjesëmarrëset në studim, akti i këtillë i ka detyruar që në marrëdhëniet e mëvonshme të bëhen dyshuese ndaj gjinisë mashkullore, gjë që negativisht është shprehur në jetën e tyre dashurore dhe seksuale.
Prandaj, për këtë arsye, autorja e studimit thekson që meshkujt të cilët pa dijen e partneres heqin prezervativin gjatë seksit nuk janë vetëm dashnorë të këqij, por janë edhe dhunues dhe që për këtë patjetër duhet të bartin përgjegjësinë. /Telegrafi/