Studimi i bërë me tre mijë meshkuj dhe femra, ka treguar se një e treta e meshkujve në mes të moshës 20 dhe 40 vjeçare ende jetojnë me prindërit, derisa këtë e bëjnë një e pesta e femrave.
Po ashtu çdo i katërti mashkull, i cili ka vendosur të jetojë vetëm, e ka lënë një dhomë të rregulluar edhe në shtëpinë e prindërve, për çfarëdo rasti. Te femrat ky është rast në çdo të pestën. Kurrë nuk i dihet!
“Meshkujt tradicionalisht shihen si më të pavarur se femrat. Por këto rezultat tregojnë se situata është më ndryshe, edhe pse këtë shumë pak meshkuj e pranojnë. Meshkujt mund të dëshirojnë të kenë vendbanimin e tyre, por e kanë më praktike dhe krejt më ndryshe kur nëna kujdeset për ta, andaj mbeten më gjatë në shtëpinë e prindërve”, ka thënë zëdhënësi i kompanisë që ka bërë hulumtimin.