Telegrafi

Meshkujt pëlqejnë të brendshmet e zeza

Nëse i keni bëtë gati të brendshmet e kuqe për ta shoqëruar partnerin për Valentin, mendoni edhe njëherë, sepse, në fakt, meshkujve iu pëlqejnë të brendshmet e zeza.

Deri më tani femrat kanë menduar gabimisht, sepse vetëm 1/3 e tyre e kanë ditur të vërtetën, teksa pjesa tjetër ka menduar se meshkujve më shumë iu pëlqejnë të brendshmet e kuqe.

Në hulumton janë përfshirë 1.000 meshkuj, ndërsa 60% e tyre kanë thënë se më së shumti iu pëlqen që ta shohin partneren e tyre me sutiene dhe brekë të zeza.

Madje numri më i madh i meshkujve kanë thënë se nuk iu pëlqen ngjyra e kuqe e të brendshmeve, ndërsa 10% e tyre kanë thënë se urrejnë të brendshmet që kanë ngjyrën e lëkurës. /Telegrafi/