Telegrafi

Meshkujt pëlqejnë puthjet e ndjeshme, ndërsa femrat puthjet e gjata

“Femrat i shohin puthjet si lidhje e krijuar me partnerin e mundshëm dhe të dashur, ndërsa burrat preferojnë puthje e ndjeshme, si një rrugë drejt seksit", thotë psikologja Susan Hughes nga Albright College në Pensilvani.

Për meshkujt dhe femrat, puthja është shumë e rëndësishme për ndërveprimin intim. Rezultatet tregojnë se partnerët vetëm me anë të puthje mund të llogarisin se sa janë tërheqës për njëri-tjetrin. Kjo është dëshmi se feromonet dhe sinjale të tjera të rëndësishme biokimike shkëmbehen gjatë një puthje.

Ndryshe nga femrat, meshkujt thonë se, pavarësisht nga cilësia e puthjes, megjithatë, do të shkonin në shtrat me partneren edhe nëse ato puthin keq.

Më tej, Helene Fisher antropologe e Universitetit Rutgers, tregon se meshkujt bartin testosteronin përmes pështymës në partneret për të rritur eksitimin e tyre. /Telegrafi/