Sipas një studimi të ri nga BBC, meshkujt janë më të prirë sesa femrat që të besojnë se në raste të caktuara tradhtia është e pranueshme.
Në përgjithësi, 83% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë pajtuar se e ndjejnë një përgjegjësi të madhe për t’i qëndruar besnik partnerit/partneres, transmeton Telegrafi.
Por, kur është diskutuar për ata të cilët besojnë se “asnjëherë” nuk është e pranueshme ta tradhtojnë partnerin/en, ka qenë një dallim i qartë gjinor në përgjigjet e tyre, ku 80% e femrave janë pajtuar me këtë qëndrim, ndërkaq 64% e meshkujve e kanë menduar po të njëjtën gjë.
Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar se jo gjithsecili u qëndron besnik fjalëve – ku të paktën 3 nga 5 prej atyre të cilët kishin thënë se tradhtia nuk është asnjëherë e pranueshme, faktikisht e kishin tradhtuar partnerin. /Telegrafi/