Site icon Telegrafi

Meshkujt janë mashtrues të zakonshëm

Është ky një konkluzion i hulumtimit i cili është bërë edhe te meshkujt, edhe te femrat. Edhe grupit të parë edhe grupit të dytë u janë treguar fytyrat e personave të gjinisë së kundërt dhe nga ata është kërkuar që të vlerësojnë se sa janë joshës ata persona.

Është konstatuar që femrat sa më shumë që e shohin personin e njëjtë, u duket mu ai më i pëlqyeshëm, ndërsa te meshkujt situata është e kundërt. Ata i kanë konsideruar fytyrat e femrave më pak joshëse sapo i kanë parë për herë të dytë.

Hulumtuesit e universiteteve Stiling dhe Glazgov besojnë që shkaku i kësaj është që meshkujt kanë evoluar në atë mënyrë që synojnë që të maksimalizojnë suksesin reprodukues në atë mënyrë që dëshirojnë të bëjnë seks me sa më shumë partnere.

Hulumtimet konstatojnë edhe teorinë e sjelljes seksuale, sipas së cilës meshkujt më shumë i pëlqejnë partneret potenciale të panjohura se sa që është rasti me femrat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version