Site icon Telegrafi

Meshkujt i shqetëson përmasa, por cili është kompleksi i femrave?

Çfarë i shqetëson femrat për organin e tyre seksual? Nga njerëzit e marrë në sondazh, të cilët thanë se organi i tyre nuk u dukej normal, 73% ishin femra.

Duket se media ka një ndikim të madh në këtë kompleks femëror.

43% e atyre që e konsideronin organin e tyre seksual si anormal, shpjeguan se ‘Organi im më duket ndryshe nga ato çfarë kam parë në media dhe internet’.

Natyrisht, ka forma të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe jo të gjithë kanë një organ me ‘formën ideale’, por tek disa njerëz kjo pasiguri kthehet në ankth, që ndikon më pas tek jeta seksuale.

Por sipas ekspertëve, pavarësisht se çfarë mund të shohim në filma porno, femrat përgjithësisht thonë se janë të kënaqura me përmasat e organit të partnerit, ndërsa meshkujt janë të kënaqur me çfarëdolloj forme të vagjinës.

Nëse anomalitë që ju duket se ka organi juaj nuk lidhen me probleme shëndetësore, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version