Site icon Telegrafi

Meshkujt frikësohen nga femrat e suksesshme

Në njërin prej eksperimenteve, studiuesit kërkuan nga 32 çifte të ndryshme që ta bëjnë testin e inteligjencës. Testet në fakt nuk ishin kontrolluar, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve meshkuj u ishte thënë që partneret e tyre, nga rezultatet e arritura, ishin në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të mira ose në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të dobëta.

Është vërejtur se tek meshkujt të cilët besonin se partneret e tyre ishin në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të mira, vetëbesimi kishte rënë në krahasim me ata që mendonin se partneret e tyre ishin në mesin e pjesëmarrëseve më të dobëta. Me fjalë të tjera, fakti që partneret e tyre treguan inteligjencë të lartë shkaktoi që këta meshkuj të mendojnë keq për veten.

“Është krejtësisht logjike që mashkulli të ndihet i kërcënuar nëse e tejkalon e dashura në diçka që e bëjnë së bashku, tha dr. Ratliff për revistën amerikane. Por ajo që është befasuese është se e kemi zbuluar që meshkujt suksesin e partneres e perceptojnë automatikisht si dështim të tyre, edhe nëse nuk janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin.

Sipas revistës Mens Health, kjo pasiguri rezulton nga fakti se më shumë ka të ngjarë që meshkujt faktin që partnerja e tyre është e suksesshme e kuptojnë si “partnerja ime është më e suksesshme se unë”.

Laura Tadesko, një nga redaktoret e kësaj reviste, thotë se meshkujt e tillë duhet të kënaqen me fitoren e tyre – me faktin se kanë arritur të jenë me një grua të aftë.

“Kjo quhet sukses”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version