Site icon Telegrafi

Meshkujt e vërtetë nuk kanë frikë nga këto gjëra

Çfarë e bën një djalë një ‘mashkull të vërtetë’?

1- Të thonë ‘Të dua’ në publik

Disa meshkuj janë të turpshëm, por megjithatë një mashkull i vërtetë nuk duhet të ketë ndroje të thotë në publik se të dashuron. Ai duhet të jetë krenar për femrën që ka në krah. Nëse partneri juaj ka tendencën ta fshehë lidhjen nga miqtë apo familja e tij, atëherë me gjasa nuk e ka seriozisht me ju. Në të kundërt do të ishte i lumtur t’i tregonte gjithë botës sa i lumtur dhe i dashuruar është.

2- Të bëjnë aktivitete femërore

Është viti 2017, që do të thotë se rolet gjinore janë në zhdukje. I dashuri juaj nuk duhet të pretendojë se pëlqen futbollin dhe të fshehë pëlqimin që ka për një ‘reality show’. Ai duhet të bëjë çfarë i pëlqen të bëjë. Nëse dëshiron të veshë ngjyrën rozë le ta bëjë atë. Nëse pëlqen të mbajë pastër thonjtë, atëherë s’ka asgjë të keqe të vijë me ty tek estetistja për t’i kuruar ato. Pra, një mashkull i vërtetë duhet të ndihet rehat me gjërat që bën dhe trupin e tij.

3- Të përkushtohen

Ka disa meshkuj që nuk e takojnë asnjëherë personin e duhur, ndaj nuk ka asgjë të keqe nëse dëshirojnë të jetë beqarë. Gjithsesi, nëse një mashkull takon dashurinë e jetës së tij në kohën e duhur, ai nuk duhet të ikë nga frika e angazhimit dhe përkushtimit në lidhje. Ai duhet të jetë guximtar dhe ta vazhdojë këtë lidhje, derisa partnerja të jetë gruaja e jetës.

4- Të qajnë

Është idiotësi të mendosh se vetëm femrat qajnë. Edhe meshkujt mund t’ia plasin të qarit dhe ky nuk është turp sepse dhe ata janë njerëz. Kjo i ndodh gjithkujt!

5- Të jenë romantikë

Disa meshkuj kanë frikë të jenë romantikë sepse nëse miqtë e tyre e marrin vesh, do t’i përqeshin apo do t’i venë në lojë. Gjithsesi, meshkujt e vërtetë nuk duhet t’i lejojnë miqtë t’i ndalojnë të bëjnë gjeste romantike për femrën që dashurojnë.

6- Të ndjekin ëndrrat e tyre

Meshkujt nuk jenë trima kur vjen puna për të vrarë merimangat apo për t’u hedhur nga shkëmbinjtë. Ata duhet të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, gjithashtu. Nuk ka rëndësi nëse dëshirojnë të bëhen aktorë, dentistë apo balerinë, ata duhet të ndjekin ëndrrat që kanë.

7- Të jetë baba/partner me kohë të plotë

Meshkujt nuk duhet të kenë frikë të gatuajnë, pastrojnë apo të kujdesen për fëmijët. Ata nuk duhet të ndihen në siklet pse është partnerja ajo që sjell më shumë para në shtëpi. Nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, atëherë nuk ka asgjë të keqe në përmbushjen e çfarëdo lloj roli që është i nevojshëm në shtëpinë tuaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version