Telegrafi

Meshkujt e gjatë nuk janë xhelozë?

Shkencëtarët nga universitetet Groningen në Holandë dhe Valencia në Spanjë kanë pyetur 549 meshkuj dhe femra të vlerësojnë sa janë xhelozë, dhe të përcaktojnë se, cila është ajo karakteristikë që te personi i gjinisë së njëjtë i pengon më së shumti. Meshkujt e gjatë janë më pak xhelozë dhe udhëheqësit e hulumtimit vlerësojnë se me rritjen në gjatësi rritet edhe tërheqja, fuqia dhe suksesi i dashurisë.

Më së paku xheloze janë gratë me rritje mesatare sepse janë më të forta kur bëhet fjalë për shëndetin, fertilitetin dhe popullaritetin në mesin e burrave, sipas hulumtimeve të mëhershme mbi ruajtjen e llojit. Ato gra me rritje mesatare, të cilat përballen me gratë më të sigurta nga ana sociale dhe ato fizike, bëhen më xheloze sesa tjerat sepse ndiejnë rrezikun e dominimit.

Një hulumtim tjetër të cilin e kanë kryer shkencëtarët polakë nga universiteti në Wroclaw, i cili është publikuar në numrin e njëjtë të Evolution and Human Behavior merret me ndikimin e gjatësisë së këmbës në tërheqjen fizike. Shkencëtarët u kanë ofruar 100 meshkujve dhe 118 femrave shtatë fotografi të një mashkulli dhe shtatë të një femre, me këmbë të gjata apo të shkurtra.

Si femrave ashtu edhe meshkujve më së paku tërheqëse u është dukur personi me këmbë të shkurtra apo mesatare. Është dëshmuar se këmbët tepër të shkurtra apo tepër të gjata përjetohen si tipar mesatar biologjik, si tregues i sëmundjes gjenetike, problemeve shëndetësore apo sistemit të dobësuar imun.