Portalet e ndryshme kanë hulumtuar mbi 20 mijë njerëz, për të zbuluar përgjigjen në këtë pyetje të ‘nxehtë’. Shpeshherë është thënë se përshtypja e parë është e rëndësishme, mirëpo sipas rezultateve nga këto anketime, në radhë të parë meshkujt joshen nga afria seksuale dhe buzëqeshja, ndërsa femrat në radhë të parë shikojnë karakterin dhe sensin e humorit.
Top-dhjetë gjërat që joshin meshkujt:
1. Afria seksuale
2. Buzëqeshja
3. Karakteri
4. Sensi i humorit
5. Forma trupore
6. Sytë
7. Inteligjenca
8. Aftësitë komunikuese
9. Dhëmbët dhe buzët
10. Flokët
Top-dhjetë gjërat që joshin femrat:
1. Karakteri
2. Sensi i humorit
3. Aftësitë komunikuese
4. Kuraja seksuale
5. Inteligjenca
6. Buzëqeshja
7. Aftësia për të dëgjuar
8. Paratë dhe fuqia
9. Forma e trupit dhe muskujt
10. Sytë
Është interesante se edhe te meshkujt edhe te femrat, buzëqeshja, karakteri dhe sensi i humorit gjenden në maje të listës, ndërsa elementet fizike janë më pak të rëndësishme, gjë që sjell njohuri të reja në botën e joshjes, flirtit dhe përvetësimit. /Telegrafi/