Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt mendojnë se femrat atraktive kanë edhe zë të bukur, shkruan Daily Mail.
“Meshkujt mendojnë se atraktiviteti i një femre mund të dallohet në bazë të zërit të tyre”, thuhet në studimin e Markus Koppensteiner, antropolog nga Universiteti i Vjenës. “Zëri i bukur i femrës mund të krijojë idenë se ajo duket e bukur”.
Hulumtuesit kanë fotografuar fytyrat dhe kanë incizuar zërin e 42 femrave të moshës 24-vjeçare, transmeton Koha.net.
Ata kanë pyetur një grup meshkujsh të moshës 25-vjeçare që të vlerësojnë atraktivitetin e një femre në bazë të zërit të saj.
Ata që dallonin femrat atraktive dallonin edhe zërin e tyre, thuhet në studim. /Telegrafi/