Ekspertët amerikanë kanë realizuar një studim te 500 çifte, te të cilët njëri nga partnerët vuante nga njëra prej sëmundjeve serioze: kanceri ose skleroza multiple.
Rezultatet kanë treguar se meshkujt për shtatë herë më shumë do ta braktisin të dashurën e tyre, nëse ajo sëmuret nga ndonjë sëmundje serioze, derisa femrat rrallë e bëjnë një veprim të tillë ndaj partnerit.
Edhe analizat statistikore kanë treguar se martesa më shpesh merrte fund kur partneri i sëmurë ishte femër.
Me një fjalë, femrat janë shumë më të mira për t’u përballur me situata të vështira në krahasim me meshkujt.