Shkencëtarët nga Universiteti Macquarie, Asutrali, kanë zbuluar se dieta ka ndikim në mënyrën se çfarë arome mban djersa juaj tek gratë, ku zbulimet e tyre tregojnë se meshkujt kanë aromë më tërheqëse kur mbajnë dietë të shëndetshme.
Fatkeqësisht për dashamirët e bukës, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë shumë karbohidrate mbajnë aromën më të tmerrshme – ku gratë i përshkruajnë si persona me aromë të fuqishme dhe të tmerrshme.
Në këtë studim – i cili është publikuar në Journal of Evoulution and Human Behaviour – hulumtuesit kishin përdorur edhe spektrometra për matjen e nivelit të karotenoideve në lëkurën e meshkujve.
Gratë e kishin përshkruar djersën e meshkujve me nivele të larta të karoteinedeve si me aromë të këndshme, të ëmbël dhe me kualitete mjekësore.
Përveç tyre, edhe personat që konsumojnë shumë proteinë në formën e dhjamit, mishit dhe vezëve mbajnë aromë të këndshme. /Telegrafi/