Gishtat e duarve tuaja mund t’ju tregojnë si do të duket partneri juaj ideal
Shkencëtarët konstatojnë që meshkujt me gishtin e unazës më të gjatë kanë katër herë shanse më të mëdha që të argëtohen me vajzat të cilat kanë bel të hollë dhe gjoks më të plotë.
Shkaktari i kësaj është që ky gisht të jetë më i gjatë është teprica e testosteronit në mitër gjatë shtatzënisë së nënës, shkruan Daily Mail, përcjell transmeton Telegrafi.
Gjatë jetës kjo ndikon në zhvillimin e maskulitetit të cilin e preferojnë femrat me forma të plota trupore.
Hulumtuesit nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit Jagiellonian në Kraków kanë vëzhguar duart e 50 meshkujve të rinj të cilët kanë qenë në lidhje të gjata dhe kanë bërë krahasime statistikore të partnerëve të tyre.
Kanë arritur deri te përfundimi që meshkujt me gishtin e unazës më të gjatë se gishti tregues dhe femrat me bel të hollë më shpesh përfundojnë bashkë.
Ekspertja e sjelljeve njerëzore, Berenika Kuna, ka shtuar që gjatë vlerësimit të atraktivitetit të femrave meshkujt kryesisht janë fokusuar te beli dhe gjoksi të cilët janë tregues kryesorë të pjellorisë së femrave.
– Beli i hollë i lidhur me gjoksin e madh është shenjë e shëndetit dhe e rinisë.
Gjoksi i madh mund të jetë shenjë e pjekurisë seksuale dhe mundësi e ushqimit të bebes. Në kulturën perëndimore ato konsiderohen shumë atraktive – ka shtuar Berenika. /Telegrafi/