Site icon Telegrafi

Meshkuj, këto janë lajmet më të reja mbi – SISËT E FEMRAVE!

Sisët e femrave gjithmonë mund t’ju befasojnë. Është mirë që të jeni të kujdesshëm. Sisët edhe nuk janë mjaft zonë e studiuar siç mendoni ju, aq më parë meshkujt.

Këto janë faktet më të rëndësishme mbi sisët e femrave.

– Sisa mesatare e femrës peshon gjysmë kilogrami.

– Sisët më të mëdha artificiale në botë i ka Sejla Hershey. Sisët më të mëdha natyrale në botë i ka Annie Hawkins-Turner.

– Meshkujt gjithmonë fascinohen me sisët e femrave, mirëpo një hulumtim i paradokohshëm ka treguar që së paku 70% e femrave janë të pakënaqura me dukjen e sisëve të tyre.

– Madje 85 për qind e femrave bartin sutjena të gabueshme, thonë shkencëtarët.

– Një hulumtim ka treguar që vetëm 20 për qind e meshkujve i shikojnë femrat në fytyrë kur njihen me to për herë të parë, ndërsa 80 për qind përpiqet t’ua hedhë fshehtas një shikim sisëve të femrave.

– Çka do që të thonë reklamat në internet, sisët është e mundshme të rriten në mënyrë natyrale. Mundeni vetëm pak t’u jepni formë me ndihmën e ushtrimeve.

– Hulumtimi i bërë në vitin 2013 ka treguar që meshkujt, të cilët preferojnë sisë të mëdha mesatarisht kanë të ardhura më të vogla apo janë të papunësuar.

– Në Londër ekziston linjë e veçantë e prodhimit të gotave të shampanjës, të cilat janë prodhuar sipas formës së sisëve të Kate Moss.

– Shumica e sisëve të femrave nuk kanë kurrfarë lidhjeje me prodhimin e qumështit.

– 29 për qind e femrave mund të përjetojnë orgazëm vetëm duke stimuluar thimthat.

– Meshkujt gjoja kanë thimtha, sepse të gjitha fetuset në fillim janë femërore.

– Dhënia gji bebes është e shëndetshme, por ka edhe efekte pozitive për nënat. Ul presionin e gjakut, ndërkaq disa shkencëtarë thonë dhe që ndihmon në luftë kundër kancerit. Pastaj ndihmon edhe në ulje të peshës trupore.

– Pas menstruacioneve të para, sisët mesatarisht rriten edhe për 2 deri 4 vjet deri në madhësinë e plotë.

– Sisët te shumica e femrave janë asimetrike, ndërkaq më së shpeshti e majta është më e madhe se e djathta.

– Në sisët e femrave nuk i zgurdullojnë sytë vetëm meshkujt. As femrat nuk mund t’u rezistojnë e të mos shikojnë kur shohin dekolte të bukur.

– Ekzistojnë 8 forma të ndryshme të thimthave.

– Gjumi në bark (përmbys) me kalimin e kohës mund të ndryshojë formën e sisëve. /Telegrafi/

Exit mobile version