Shumica e femrave që tradhtojnë thonë se e bëjnë këtë për shkak se partnerët e tyre nuk i kryejnë punët e shtëpisë, sipas një anketimi të kryer në Francë.
Anketimi me 10,000 femra ka zbuluar se 73 për qind e atyre që kanë tradhtuar e kanë bërë atë për shkak se partnerët e tyre nuk i kanë kryer punët e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Anketimi është kryer nga Gleedon dhe i janë përgjigjur vetëm personat e gjinisë femërore. Ky anketim është lansuar me përpjekjen për t’i identifikuar arsyet kryesore se përse femrat tradhtojnë.
9 nga 10 femrat që kanë marrë pjesë në anketim kanë thënë se ndjeheshin të zemëruara nga mungesa e ndihmës për t’i kryer punët e shtëpisë, përderisa 84 për qind e tyre e kanë pranuar se kjo dukuri ka shpirë në fjalosje të shumta. /Telegrafi/