Telegrafi

Mesfushori i Tottenhamit, Winks: Stili im ngjason me atë të Xavit

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Harry Winks ka krahasuar veten me legjendën e madh të Barcelonës, Xavi, duke thënë se stili i tij ngjason me atë të spanjollit.  

Ylli i Anglisë dhe Spurs beson se loja e tij është më e ngjashme me legjendën e njërit nga skuadrat më të mëdha në histori.

Winks pranoi se ai duhet të përmirësohet për të arritur nivelin e Xavit, por beson se stili i tij është shumë i ngjashëm me spanjollin.

Lexo po ashtu Xavi nuk pranon krahasimet: Guardiola është në një nivel tjetër

“Është bukur të krahasohesh me lojtarë të tillë, por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë”, ka thënë fillimisht Winks për Goal.com.

“Sidoqoftë, Xavi është i ngjashëm në mënyrën e tij të të luajturit”.

“Sikurse unë, ai nuk është lojtari më fizik apo më i madhi. Unë gjithmonë e kam shikuar dhe admiruar atë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/