Mesfushori i Tottenham Hotspur, Harry Winks ka krahasuar veten me legjendën e madh të Barcelonës, Xavi, duke thënë se stili i tij ngjason me atë të spanjollit.
Ylli i Anglisë dhe Spurs beson se loja e tij është më e ngjashme me legjendën e njërit nga skuadrat më të mëdha në histori.
Winks pranoi se ai duhet të përmirësohet për të arritur nivelin e Xavit, por beson se stili i tij është shumë i ngjashëm me spanjollin.
“Është bukur të krahasohesh me lojtarë të tillë, por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë”, ka thënë fillimisht Winks për Goal.com.
“Sidoqoftë, Xavi është i ngjashëm në mënyrën e tij të të luajturit”.
“Sikurse unë, ai nuk është lojtari më fizik apo më i madhi. Unë gjithmonë e kam shikuar dhe admiruar atë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/