Site icon Telegrafi

Mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi merr ofertë nga Irani

Endrit Krasniqi mund të largohet nga Prishtina vetëm pas një muaji qëndrim.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit me të përfunduar edicioni 2018/19 u prezantua te Prishtina.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kryeqytetas, por kjo kontratë është vetëm përbrenda Kosovës.

Endrit Krashniqi (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Gazeta SHESHI ka mësuar ekskluzivisht se mesfushori ofensivë ka marrë një ofertë të lartë financiare nga një skuadër e Iranit.

Bëhet fjalë për një shumë page vjetore prej 80,000 mijë euro që e ka bërë lojtarin të mendojë largimin nga Prishtina.

Endrit Krashniqi (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Përpos pagës vjetore, Krasniqi tek skuadra iraniane do të ketë edhe bonuse të tjera.

Me të nënshkruar me Prishtinën, Endrit Krasniqi në kontratë ka një klauzolë që e lejon atë të largohet kur të dojë sapo t’i mbërrijë një ofertë jashtë shtetit tonë.

Exit mobile version